Këshilla dhe Udhëzime

Ne e dimë që procesi i azilit mund të jetë kompleks dhe i vështirë për tu kaluar. Ne kemi hartuar një udhëzues që ju drejton përmes të gjitha fazave. Ai do t’ju ndihmojë të kuptoni të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja dhe të merrni vendime të informuara.

Udhëzuesi i Këshillave të Azilit përbehet nga pjesët e mëposhtme:

Pjesa 1: Shërbimet e Migrant Help (Ndihmës Migrante)

Kjo pjesë përshkruan shërbimet që Migrant Help u ofron azilkërkuesëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe si të kenë akses në to.

Lexo pjesën e plotë.

Pjesa 2: Kërkesa për azil

Në këtë pjesë, ju mund të lexoni rreth mënyrës si të kërkoni azil në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo gjithashtu bën fjalë për çka mund të prisni gjatë intervistës së shkurtër fillestare me Ministrinë e Brendshme dhe si të akoheni nëse e ndieni se ju nuk kanë trajtuar drejtë. Ka gjithashtu informacion rreth mbështetjes financiare dhe mbështjes me strehimin që është e disponueshme, ç’kujdes shëndetësor ju takon dhe dokumentet që do t’ju japin te intervista dhe pak mbas intervistës. Ajo shpjegon kërkesat për tu paraqitur, aksesin në këshillën juridike dhe detyrimin tuaj për të njoftuar Ministrinë e Brendshme për ndonjë ndryshim të rrethanave tuaja.

Ju mund ta shihni procesin e azilit këtu.

Shihni videot tona që shpjegojnë intervistën e shkurtër fillestare të azilit dhe si të aplikoni për mbështetje rreth azilit.

Lexoni pjesën e plotë.

Pjesa 3: Intervista kryesore e azilit

Këtu do të mësoni rreth intervistës kryesore të azilit dhe si të përgatiteni për të, si dhe një përmbledhje e shkurtër e rezultateve të mundshme.

Shihni video tonë që shpjegon intervistën kryesore të azilit.

Lexoni pjesën e plotë.

Pjesa 4: Periudha pas vendimit – pozitiv

Kjo pjesë shpjegon se çfarë ndodh pasi juve ju është dhënë leja e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe çfarë dokumente do t’ju japin. Ajo përshkruan mbështetjen që mund të ofrojë Migrant Help për periudhës pas dhënies së vendimit.

Shihni videon tonë që shpjegon mbështetjen e disponueshme pas një vendimi pozitiv.

Lexoni pjesën e plotë.

Pjesa 5: Periudha pas vendimit – negativ

Kjo ju tregon për opsionet tuaja në rast se kërkesa juaj është refuzuar, si të keni akses në ndihmën juridike dhe si ta apeloni vendimin. Ajo shpjegon se çfarë të bëni nëse ‘të drejtat tuaja të apelit kanë shteruar’, duke përfshirë mbështetjen që mund t’ju japë Migrant Help. Ajo shpjegon gjithashtu Shërbimin e Kthimit në Mënyrë Vullnetare.

Lexoni pjesën e plotë.

Pjesa 6: Mbështetje e specializuar

Këtu mund të mësoni se si të gjeni familjen tuaj, si dhe mbështetje për viktimat e skllavërisë, torturës, dhunës seksuale apo gjymtimit gjenital femëror. Ajo ju tregon gjithashtu se si ta kallëzoni një krim në polici.

Lexoni pjesën e plotë.

Pjesa 7: Kontakte të vlefshme

Kjo pjesë përmban detajet e kontaktit të organizatave të tjera që japin mbështetje dhe ndihmë për azilkërkuesit dhe refugjatët.

Lexoni pjesën e plotë.

Ju mund ta lexoni këtu udhëzuesin e plotë të Këshillave të Azilit.

Nëse  nuk e gjeni informacionin që ju nevojitet, ju mund të na telefononi në numrin 0808 8010 503 për këshillë dhe udhëzim. Ne do t‘ju sigurojmë një përkthyes nëse ju nevojitet. Ju mund të përdorni gjithashtu formularin e kërkimit online dhe webchat-it te Portali i Përdoruesit të Shërbimit. (Kliko te Contact us) Ju gjithashtu mund të plotësoni formularët e aplikimit te Portali i Përdoruesit të Shërbimit dhe të gjeni burimet e informacionit.

Lutemi vini re se ne jemi në gjendje t’ju japim këshillë për të drejtat tuaja, por ne nuk jemi në gjendje t’ju sigurojmë këshillë juridike ose përfaqësim ligjor. Nëse ne nuk mund t’ju ndihmojmë, ne do t’ju japim një listë të perfaqësuesëve të kualifikuar ligjor.