Këshilla dhe Udhëzime

Ne e dimë se procesi i azilit mund të jetë kompleks dhe i vështirë për t'u kuptuar. Ne kemi vënë së bashku një udhëzues që ju keshillon nëpër të gjitha fazat. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja, të kuptoni situatën tuaj dhe të merrni vendime të informuara.

Udhëzuesi i Asylum Advice përbëhet nga seksionet e mëposhtme.

Seksioni 1: Kërkimi i azilit.

Ju mund të mësoi nëse keni nevojë të aplikoni për azil dhe ku mund ta bëni atë kërkesë, si dhe si të aplikoni për ndihma. Këtu mund të shihni procesin e azilit.

Lexoni seksionin e plotë.

Seksioni 2: Intervista paraprake

Ky seksion flet për atë çfare mund të ndodhë gjatë intervistës suaj të shqyrtimit me Home Office dhe si të ankoheni nëse mendoni se jeni trajtuar padrejtësisht. Këtu gjendet gjithashtu edhe informacion në lidhje me mbështetjen financiare dhe akomodimin në dispozicion, për çfarë kujdesi shëndetësor ju keni të drejtë, si dhe dokumentat me të cilat do të paiseni në, ose pak kohë pas intervistës. Këtu gjithashtu shpjegohen kërkesat e raportimit, mënyrëmarrja e këshillave ligjore dhe detyra juaj për të informuar Home Office për çdo ndryshim të rrethanave.

Lexoni seksionin e plotë.

Seksioni 3: Intervista substanciale (e plotë)

Këtu do të mësoni në lidhje me intervistën kryesore të azilit dhe si të përgatiteni për të, si dhe një pasqyrim të shkurtër të rezultateve të mundshme.

Lexoni seksionin e plotë.

Seksioni 4A: Pas Vendimit – Pozitiv

Ky seksion shpjegon se çfarë ndodh pasi ju jepet leja për të qëndruar në BeM, me çfarë dokumentacioni do të paiseni. Pastaj seksioni përshkruan se si të përgatiteni për jetën tuaj të ardhshme në këtë vend – gjetja e strehimit, punësimi, aplikimi për ndihmat e shtetit për mirqënien, mësimi i gjuhës Angleze dhe aplikimi për nënshtetësi Britanike.

Lexoni seksionin e plotë.

Seksioni 4B: Pas Vendimit – Refuzim (Negativ)

Ky seksion ju tregon për opsionet tuaja në rast se kërkesa juaj është refuzuar, mënyra si mund të merrni këshilla ligjore dhe të apeloni kundër vendimit. Ketu shpjegohet se çfarë mund të bëni nëse bëheni çështje e quajtur 'të drejtat e apelimit jane të rraskapitura', duke përfshirë edhe kthimet vullnetare dhe çfarë mbështetje ju ofrohet gjatë kësaj periudhe.

Lexoni seksionin e plotë.

Ju mund ta lexoni udhëzuesin e plotë këtu.

Nëse nuk gjeni dot informacionin që ju nevojitet, mund të na telefononi në 0808 8000 630 për këshilla dhe udhëzime ose 0808 8000 631 për aplikime për ndihmat e azilit. Ne ofrojmë linja të dedikuara në 14 gjuhë. Nëse gjuha juaj nuk është në listë, ju lutemi përdorni numrat e mësipërm dhe kërkoni gjuhën që ju nevojitet.

Ju lutemi vini re se ne jemi në gjendje të japim këshilla për të drejtat dhe për çfarë ju takon, por ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë këshilla ligjore ose përfaqësim ligjor. Nëse nuk mund t’ju ndihmojmë, do t'ju ofrojmë një listë të përfaqësuesve ligjorë të kualifikuar.